Blog

“Kur dëgjon zëthin e s’ ëmës
Qysh e le qengji kopenë?
Blegërin dy a tri herë
Edhe ikën e merr dhenë.”


Aromën e tokës që na dha frymë të parën herë, secili prej nesh ja ka veshur shpirtit në çastin kur fati na ka degdisur udhëve të botës, me peshën e Shqipërisë mbi supe.
Ai lot që pikoi zemra të fundit herë, ka bekuar këtë dhè me dashuri mëmësore. Ne duam t’ua dhurojmë sërish atë copëz mall që ju merr zjarr në kraharor sa herë kujtoni vatanin.

TROJETONA është një mision atdhedashurie, që synon t’ju lidhë shpirtërisht me bahçen e shtëpisë ku jeni lindur e rritur, me flladin e erës që trojet tona janë bekuar ta kenë dhe trashëgiminë e pasur, lënë amanet prej gjysheve tona shamibardha. Kemi zgjedhur të promovojmë vlerat më të mira shqiptare, krenarinë tonë të gatimit dhe shijen unike që mbartin produktet autentike të amvisave duararta. Trokitëm derë më derë ku ruhet tradita shekullore e produkteve artizanale, e bashkë me teknologët tanë të cilët garantojnë sigurinë ushqimore dhe kushtet cilësore të prodhimit të produkteve qysh në zanafillë, kemi krijuar “shportën e aromës shqiptare”, krenarinë tonë të madhe gastronomike që ka mahnitur këdo që ka pasur mundësinë të shijojë glikotë e Përmetit, rakinë e Skraparit apo ullinjtë e Beratit. Shkelëm në çdo qytet për të pikasur produktet autentike që kanë jetuar brez pas brezi dhe kanë krijuar ekonominë dhe të ardhmen e shumë familjeve të zonës.
Duam t’i ndihmojmë të mos ndalen asnjëherë së dhuruari traditë, të mos reshtim kurrë së dhëni prej trojeve tona vlerat më të mira ushqimore e të mos e frenojmë asnjëherë vrullin për ta begatuar këtë tokë pjellore që prodhon shije shqiptarie. Artizanët tanë janë pasuri kombëtare, të cilët asnjëherë nuk e kanë kërkuar vëmendjen, por kanë marrë përherë mirënjohjen për punën e palodhur dhe vazhdimin me këmbëngulje të traditës që e mbajnë gjallë me fanatizëm.
Është ky vullnet patriotik mbi të cilin kemi ngritur sistemin tonë, e jo një kompani të zakonshme, sepse dëshirojmë të shpërndajmë vlera, jo të tregtojmë mallra! Na bashkon dashuria për Shqipërinë, ndaj ju ftojmë ta ruajmë bukurinë e traditës sonë, që kurrë të mos na humbasë identiteti ynë, emocionet më të bukura që marrim me vete sapo lëmë atdheun. “Tu bëftë shëndet”, thonë gjyshet tona, “gjak e dhjamë”; dhe këto fjalë ngopin shpirtin kur ruajnë aromën e duarve të tyre. Kur Kostandinit iu desh të ruante besën, udhëtoi shtatë male kapluar, për të ruajtur besën shqiptare. Sot ju mjafton një klikim dhe produktet tona do ju vijnë në shtëpi, paketuar në atë formë që t’ju japë ndjesinë se trojet tona janë pasuria e përbashkët që duhet të ruajmë.

“Ashtu dhe zemra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë,
Aty, ndër viset e tua.”