Verë dhe Raki Shqiptare

Koha për të nisur një udhëtim të paharrueshëm duke hapur një shishe vere shqiptare. Pas çdo gllënjke, shija tërheqëse e frutave do të shpaloset, e ndërthurur me nuanca tokësore dhe teknikën e lartë, të cilat do të servirin një kërcim dalldisës në shqisat tuaja, ashtu si vallet e traditës shqiptare. Përjetoni emocione të mëdha në shoqërinë e ngjyrave të lehta, apo herë të tjera, përfshihuni nga pasioni i të kuqes rubin. Flirtoni me shijen e verërave shqiptare, ku bujaria e natyrës takon mjeshtërinë e verëbërësit. E nëse doni ta çoni vallëzimin me traditën në një tjetër nivel, pushtohuni nga fuqia e një gote me raki, ku kënga dhe hareja nuk do të ndalen.

Filters

Filters
Sort by:

7 products

E shitur
Verë e kuqe "Shesh i Zi 2017" ÇOBO - 750mlVerë e kuqe "Shesh i Zi 2017" ÇOBO - 750ml
Verë e bardhë "Shesh i Bardhë" 2021 - 750ml Verë e bardhë "Shesh i Bardhë" 2021 - 750ml
Raki me Arra 2019 ÇOBO - 500ml - Raki Shqiptare - TrojetonaRaki me Arra 2019 ÇOBO - 500ml - Raki Shqiptare - Trojetona
Verë e kuqe "KASHMER 2017" ÇOBO - 750ml - Verë Shqiptare - TrojetonaVerë e kuqe "KASHMER 2017" ÇOBO - 750ml - Verë Shqiptare - Trojetona
Verë e bardhë "E bardha e Beratit" (PULS) ÇOBO - 750ml - Verë ShqiptareVerë e bardhë "E bardha e Beratit" (PULS) ÇOBO - 750ml - Verë Shqiptare
Verë e kuqe "Shesh i Zi RESERVE" 2015 ÇOBO - 750mlVerë e kuqe "Shesh i Zi RESERVE" 2015 ÇOBO - 750ml
Shëndeverë Silver 2019 ÇOBO - 750mlShëndeverë Silver 2019 ÇOBO - 750ml

Verë dhe Raki | Verë Shqiptare dhe Raki me Arra



Një prodhim tradicional i verës dhe rakisë ju sjell shijen e çmuar të varieteteve tona të ndryshme të rrushit. Koleksioni ynë i gjerë i verërave shqiptare nga Berati përfaqëson një nga traditat më të vjetra të përgatitjes së verës në Evropë. Besohet se i ka rrënjët që në kohën e ilirëve të epokës së bronzit, të paktën 3000 vjet më parë. I favorizuar nga klima ideale dhe toka pjellore, vendi ynë krenohet me një vreshtari të gjallë e të larmishme. Përjetoni nuancat dhe shijet delikate të verës dhe rakisë shqiptare dhe zbuloni një aromë potente karakteristike të pijeve tona alkoolike.


read more close

Produktet tona


Rrushi më i kultivuar në atdheut tonë është Sheshi i kuq dhe i bardhë, i njohur nga shija e pakrahasueshme të verërave të ndryshme nga Berati. Zgjidhni një verë Berati si Sheshi i Zi, një delikatesë me ngjyrë të errët e pasur me taninë. Kjo verë me teksturë të plotë është e famshme për shijen e saj magjepsëse dhe notat e dallueshme të frutave të errëta si boronica ose manaferra. Ndoshta do të preferonit varietetin e bardhë, Sheshin e Bardhë. Një verë e bardhë me ngjyrë të artë nga Berati që na sjell një shije elegante falë notave të saj të agrumeve dhe luleve të bardha. Nëse preferoni verërat më të forta, të kuqe si gjaku, Kashmeri kombinon tre varietete të ndryshme, përkatësisht Sheshin e Zi, Cabernet dhe Merlot. Gjithashtu, ju mund të porosisni një nga verërat më të famshme shqiptare “E Bardha e Beratit” ose “The White of Berat”. Kjo verë e bardhë e veçantë përfaqëson një nga shijet më të mira të këtij varieteti autentik rrushi të Beratit. Nga ana tjetër, ju mund të zgjidhni një spumante si Shëndeverë Silver, një pije që na sjell këndshëm aromën e freskët të rrushit të bardhë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, nëse jeni adhurues i rakisë së fortë dhe me shije, do ta vlerësoni Rakinë tonë me Arra. Një raki magjepsëse shqiptare që na kujton darka të shijshme dhe një kohë të kaluar mirë. Kjo raki shqiptare e aromatizuar me arra është një nga rakitë më të njohura të frutave në treg falë shijes së saj të veçantë.


Përfitimet e verës dhe rakisë


Asnje pije nuk mund t’i shoqërojë ushqimet tuaja sesa vera jonë autentike shqiptare. Këto përzierje përrallore të varieteteve të ndryshme të rrushit janë të pasura me antioksidantë. Vera e kuqe është vërtetuar se është shumë e dobishme në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe rregullimin e sheqerit në gjak. Një produkt i vreshtarisë së pasur të Shqipërisë, këto produkte elitare janë më të mirat në treg. Nëse jeni duke kërkuar për një pije alkoolike që do të përmirësojë shëndetin e zemrës, sistemin tretës dhe shëndetin e trurit tuaj, këto janë produktet e duhura plotësisht organike. Përfitoni nga efektet e tyre antioksidante dhe anti-inflamatore dhe shijoni një gotë verë shqiptare me gatimet tuaja.


Përdorimet


Çoni recetat tuaja në një nivel tjetër me ndihmën e një vere të shijshme shqiptare. Një asortiment ideal për të shoqëruar drekën dhe darkën tuaj, këto verëra ju sjelli pranë shijen e shkëlqyer të rrushit organik të atdheut tonë. Të prodhuara nga varietete rrushi të kultivuara me kujdes në një tokë të shëndetshme dhe të pasur, këto pije ofrojnë një përzierje fantastike shijesh dhe aromash. Zgjidhni llojin tuaj të preferuar të verës së kuqe shqiptare për të shoqëruar gatimet me mish ose zgjidhni një verë të bardhë nga Berati për shijet delikate të frutave të detit. Më mirë akoma, hapni një shishe me raki shqiptare, si rakia jonë me arra, për të festuar një rast të veçantë ose për të shijuar një mbrëmje të këndshme vere me të dashurit tuaj. Pavarësisht rastit, këto pije alkoolike artizanale shqiptare do të garantojnë një shije të jashtëzakonshme dhe një atmosferë të ngrohtë.