Fasule Laramane t'Tokës - 500g - Fasule Shqiptare

Çmimi i shitjes€3,50

Një mozaik pikëzash me ngjyra dekoron sipërfaqen e secilës kokërr të fasuleve laramane. Të shijshme, plot vlera, ato përdoren gjerësisht në kuzhinën e traditës korçare, prej nga e kanë edhe origjinën. Një shije nostalgjie që të rikthen në ditët e dimrit pranë oxhakut, ku ushqimi është kryefjala dhe të qeshurat e gëzimi garnitura e çdo dite.

Pesha Neto: 500g

Origjina: Korçë

Fasule Shqiptare
Në magazinë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni